OBSH: Që nga fillimi i luftës, 24 sulme në godina shëndetësore në Ukrainë

0 153

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të enjten se janë të paktën 24 sulmet që janë verifikuar ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

“Këto sulme kanë çuar në të paktën 12 të vdekur dhe 17 të plagosur. Të paktën 8 nga të plagosurit dhe 2 nga të vrarët janë verifikuar se janë punonjës shëndetësorë. Sulmet ndodhën midis 24 shkurtit dhe 8 marsit”, u shprehën përfaqësues të OBSH për CNN.

Rusia bombardoi të mërkurën një maternitet dhe një spital për fëmijë në Mariupol, veprim ky që është dënuar gjerësisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.