OFL i çon letrat Gentian Malindit, porositësi i 137 kg kokainë

0 59

Këtë të mërkurë, OFL-ja bëri me dije se sot se i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, Gentian Malindit banues në Durrës, nën hetim për veprat penale ”Trafikimi i narkotikëve” dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit një vit më parë, ndërkohë që kërkohet nga policia. Avokati dhe babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi i ka quajtur më herët akuzat ndaj të birit si hakmarrje politike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.