Operacion i madh antidroge në Korçë, bien në pranga disa persona

0 149

Për të dytën ditë radhazi në qytetin juglindor të Korçës është zhvilluar një operacion i madh antidroge. Mësohet se si pasojë e këtij operacioni policor kanë rënë në pranga disa persona, megjithëse numri i saktë i tyre nuk është bërë ende publik nga uniformat blu. Të arrestuarit dyshohet se janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë me armë dhe me drogë.

Pritet një komunikim i detajur i bluve në lidhje me operacionin në minutat në vijim.

Ditën e mërkurë, në vijim të operacionit “Restart”, policia e Korçës arrestoi edhe tre persona duke e çuar në 10 numrin total të shtetasve të kapur për hetimin e trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve në DVP Korçë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.