Operatori i “Fax News” dërgohet në spital, u dhunua nga policët teksa po filmonte situatën tek “5 Maji”

0 64

Operatori i “Fax News” Ledio Guni është dërguar në spital, pas tensioneve në zonën e 5 Majit në Tiranë ku banorët po bënin rezistencë për prishjen e banesave të tyre.

Operatori i cili po kryente detyrën e tij duke transmetuar live atë që po ndodhte te 5 Maji, në një moment u shty nga disa punonjës të policisë.

Sipas “FaxNews”, Guni ka pësuar shembje në shpatull, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Operatori ishte lehtësisht i identifikueshëm si punonjës i medias.

Leave A Reply

Your email address will not be published.