Orët e errëta të demokracisë, çfarë ndodhi në ditën e konfirmimit të Biden?

0 333

Më 6 janar, mijëra mbështetës të Trump mësynë godinën e Kapitolit, ndërsa kongresi ishte mbledhur për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Trazirat rezultuan në disa viktima, përfshirë një polic; shumë të plagosur, dhjetëra arrestime e vandalizma rreth vendit. Ja si përshkallëzoi situata. Atë mëngjes, mijëra njerëz u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë për të dëgjuar presidentin të fliste. Pak para mëngjesit, presidenti Trump iu drejtua turmës. “Ne nuk dorëzohemi, nuk pranojmë humbjen. Ne do t’i drejtohemi Kapitolit, pasi ju nuk mund të merrni kurrë më vendin tonë me dobësi. Duhet të tregoni forcë e të jeni të fortë. Pas fjalimit të tij, turma iu drejtua Kapitolit ku fillimisht kishte vetëm policë të Kongresit. Forca shtesë u thirren pas orës 1.

Në 12:53, një turmë e madhe protestuesish qëndronin para hyrjes së Kongresit, ku gjendeshin vetëm 5 efektivë. Mediat amerikane thanë se disa prej policëve ishin të armatosur vetëm me shkopinj dhe spërkatës djegës. Ndërsa turma shtynte me forcë barrikadat, polica u spraps lehtësisht. Brenda pak minutave protestuesit filluan të mësynin hyrjet e tjera rreth Kapitolit, duke thyer barrikadat e duke avancuar më tej drejt godinës. Brenda godinës kishte filluar seanca e drejtuar nga zv.presidenti Pence. “Unë do të votoj për të respektuar vendimin e popullit e për të mbrojtur sistemin tonë të qeverisjes”, tha kreu i Senatit, Mitch McConnel.

Gjatë kësaj kohë, pajisje shpërthyese u gjetën jashtë godinës. Protestuesit vijonin të rrethonin Kapitolin, duke bërë foto e valëvitur flamuj. Një video i tregon teksa kalojnë barrikadat, të pashqetësuar nga policët. Rreth orës 14:00 një mesazh audio u kërkonte kongresmenëve të qëndronin larg dyerve dhe dritareve. Mes orës 02:00 dhe 02:30, anarkistët thyen dritaret, e avancuan më tej përmes hyrjeve të tjera në godinë. Pas kësaj, mbështetësit e Trump kishin tejkaluar barrierat e sigurisë dhe ishin brenda Kongresit. Ata mësynë dhe zona të tjera.

Ligjvënësve iu kërkua të braktisnin seancën dhe të kërkon strehim të sigurt. Rreth orës 14:45, pjesëtarët e sigurisë së Kongresit izoluan hyrjen për në sallë. Ligjvënësve iu dhanë maska kundërgaz, teksa fshiheshin poshtë karrigeve. Gaz lotjsellës u lëshua në godinë. Jashtë dhomës së kongresit, protestuesit po përpiqeshin të hynin në një korridor të sigurt. Nga pasditja, presidenti i zgjedhur Biden, liderë politikë dhe aleatë të presidentit Trump, i kërkonin atij të dilte në një fjalim për të dënuar dhunën.

Në 14:17, dy orë pas fillimit të trazirave presidenti amerikan postoi në Twitter një video ku u fliste drejtpërdrejtë protestuesve. “Duhet të shkoni në shtëpi tani. Na duhet paqe. Shkoni në shtëpi, ju duam”. Puna e senatit vijoi përgjatë natës dhe në 03:39, Joe Biden u konfirmua si presidenti i 46-të i SHBA-së. Në ditët pasuese, efektivi Brian Sicknik humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Shefi i Policisë së Kapitolit Steven Sund tha se do të dorëhiqej. Agjenci federale e shtetërore çelën hetimet lidhur me ngjarjet. Një serë zyrtarësh të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë dy pjesëtarë të kabinetit, dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj veprimeve të Trump. /A2cnn/

Leave A Reply

Your email address will not be published.