OSBE-ja nën drejtimin e Ramës/”Financial Times”: Në krizë, ka ngelur pa timon

0 30

”Financial Times”, shkruan se OSBE-ja e cila drejtohet sivjet nga Shqipëria, është zhytur në krizë, pasi ka ngelur pa timon. Kryetari i OSBE-së, Edi Rama, është mësuar të marrë timonin por ta lërë makinën pa drejtim.

“Organizata më e madhe ndërkombëtare e sigurisë në botë është në krizë pasi përplasjet kanë provokuar largimin e ekipit drejtes, duke ngjallur frikë se vakuumi i pushtetit mund të pengojë punën jetike në zonat e konfliktit. Mandati i OSBE përfshin parandalimin e konflikteve dhe menaxhimin e krizave, si dhe mbështetjen e standardeve demokratike dhe të drejtave të njeriut. Misionet e saj veprojnë si sytë dhe veshët e komunitetit ndërkombëtar në disa pika problematike siç janë Ukraina lindore, enklava e Nagorni-Karabakut, shteti i shkëputur i Transnistrias, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe projekte më të gjera në rajonin mes Europës dhe Azisë”.

Sipas saj, tani i bie Tiranës që të zgjidhë krizën, kur ministrat e Jashtëm të OSBE të mblidhen në Tiranë në dhjetor. Shqipëria kishte lobuar për të zgjatur mandatet e Sekretarit të Përgjithshëm, Thomas Greminger dhe të Komisionerit për Minoritetet, Lamberto Zanier; Drejtorit të ODIHR, Ingibjorg Gisladottir dhe të Komisionerit për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

Një grup vendesh kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Thomas Greminger dhe Lamberto Zannier. Franca, Kanadaja, Norvegjia, Islanda dhe Armenia. Azerbajxhani dhe Taxhikistani kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Harlem Desir. Turqia dhe Taxhikistani rezistuan për mandatin e Ingibjorg Gisladottir. Negociatat e Shqipërisë për të arritur një konsensus për situatën dështuan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.