Pa maska në rrugë, Policia me dorë të hekurt: 1051 gjoba

0 293

Aksioni i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që lëvizin pa maska në rrugë, vijon që të jetë me dorë të hekurt. Gjatë fundjavës, mësohet se janë gjobitur 1051 qytetarë. ”Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1020 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”,-informon Policia e Shtetit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 6 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

”Gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 25 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.  Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anti-covid”,-thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.