Pamela Anderson i jep fund martesës së pestë

0 34

Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj Dan Hayhurst, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë pas vetëm 13 muajsh martesë.

Ish-aktorja e Baywatch ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin e kaluar, raportojnë mediat e huaja.

Ndarja vjen pothuajse një vit pasi Anderson kishte zyrtarizuar lidhjen me truprojën e saj pasi të dy ranë në dashuri. Po ashtu, si një konfirmim për këto zëra, Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar, ndërsa kjo ishte martesa e saj e pestë.

Kujtojmë se dyshja u martuan në një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada.

“Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për DailyMailTV në një intervistë Janarin e kaluar.

Anderson u takua me Hayhurst, i cili jetonte në vend në ishullin Vancouver, gjatë ditëve të para të pandemisë dhe u tha që dyshja kishin qenë së bashku 24/7 që atëherë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.