Partia Demokratike vendos të votojë pro shtyrjes së afateve të vettingut

0 263

Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.

Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD.

Në rendin e ditës në Kuvend janë futur sot ngritja e komisionit të reformës zgjedhore dhe asaj territorialë. Këto janë dy reforma themelore për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë si dhe rindarjen territoriale.

PD dhe Basha kanë deklaruar prej kohësh se këto janë dy ndër prioritetet më të rëndësishme për vendin dhe opozitën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.