Partizani shokohet para derbit, dy lojtarë dalin me Covid-19

0 30

FK Partizani njofton se dy futbollistë të skuadrës së kuqe, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ditët e fundit ata kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit. Edhe një lojtar tjetër i Partizanit, Amir Bilali, ka bërë testin, por ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Klubi ka marrë të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë t’i përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.