Pas pushimeve të gjata, nxënësit rikthehen në shkollë. Kushi ka një mesazh sensibilizues (VIDEO)

0 324

Pas pushimeve të gjata dimërore, të hënën datë 11 janar, pritet që nxënësit të rikthehen në shkollë. Nëpërmjet një videoje sensibilizuese për respektimin e masave anti-covid ku përcillen mesazhe nga vetë nxënësit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

Nga ana tjetër, ajo apelon fort që gjithsecili prej nesh të jetë i kujdesshëm në respektimin e këtyre rregullave që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe rikthimin sa më parë në jetën normale të mëparshme.

”Me këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-covid, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre. Suksese e mbarësi të gjithëve”, shkuan Kushi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.