Pas Theo Hernandez, Milan bën gati rinovimin me një tjetër titullar, blindohet “djalli”

0 177

Pas Theo Hernandez, Milan përgatitet për të blinduar një tjetër titullar të rëndësishëm, bëhet fjalë për Rafael Leao. Krahu i majtë ka qenë një pikë e fortë e Milan këtë sezon, portugezi ka pasur një rendiment fantastik, për këtë arsye drejtuesit kuqezi po përshpejtojnë për të gjetur një akord me Leao.

Në tavolinë është një kontratë deri në vitin 2026, me një trefishim të pagës vjetore. Aktualisht Leao përfiton 1,4 mln euro ndërsa nga kontrata e re do të përfitojë 4 milionë euro. Leao ka realizuar 9 gola ndërsa ka dhuruar edhe 6 asiste.

Leave A Reply

Your email address will not be published.