Pastori Pano: Vetëvrasjet ndodhin çdo vit, horrori në Kombinat s’lidhet me kulturën e krishterë

0 35

Ngjarja horror në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën pa shenja jete, ndërsa vajza tjetër e familjes u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ka tronditur thellë opoinonin publik. Zhaneta e Anisa Josifi u vetëflijuan ndërsa besonin në ringjallje. Pastori Akil Pano, thotë se vetëvrasjet në Shqipëri ndodhin çdo vit dhe këtë ngjarje ai tha se nuk lidhet me kulturën e krishterë.

”Janë ngritur pyetje të mëdha mbi fenë në vendin tonë pas këtij episodi. Ky është momenti për të hedhur dritë mbi të vërtetat. Së pari, vetëvrasjet ndodhin çdo vit në Shqipëri. Nuk dëshiroj të zbeh këtë ngjarje të rëndë, por më duhet të them që në vitin 2018, në vendin tonë ka pasur 183 vetëvrasje, një numër 3 herë më i lartë sesa vrasjet. Ky është fenomen që lidhet me varfërinë dhe depresionin. Së dyti, fetë monoteiste e shohin vetëvrasjen si mëkat të rëndë. Fetë njohin agjërime, por jo dëmtimin e trupit. Në krishtërim nuk ndodh që të lyhet trupi i të vdekurit. Në krishtërim kemi të bëjmë me pavdekshmërinë e shpirtit, por trupi fizik do t’i rikthehet baltës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.