PD: Berisha, gënjeshtar ordiner, e shkuara e keqe. Do mbahet mend si dhunues i PD

0 46

Partia Demokratike e akuzon ish kryeministrin Sali Berisha si gënjeshtar ordiner, “që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, PD thotë se Berisha “është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”.

“Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD.

Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë”, thekson PD.

DEKLARATA E PLOTE E PD

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD.

Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë.

Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.