PD-Ramës: Të ra maska, prano hapjen e listave 100%

0 107

Gjuha për Kodin zgjedhor mes opozitës dhe kryeministrit vijon të mos jetë e njëjtë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Bardhi thotë se Ramës i ra maska dhe i kërkon që të pranojë hapjen 100% të listave.

Sipas Bardhit, Rama duhet të tërhiqet nga amendamenti i njëandshëm dhe se frika e tij nga zgjedhjet sipas numrit dy të PD-së, nuk mund të mbajë Shqipërinë peng.

“Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.