PD: Taksat mbi naftën e oligopoli po rrisin çmimet më shumë se në çdo vend tjetër

0 30

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për çmimin e naftës në vendin tonë dhe për protestën e qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin dhe 25% shkojnë për karburant.

Për paketën e rezistencës së prezantuar nga kryeministri Edi Rama, Tabaku thotë se është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Sipas demokrates, taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër.

Postimi i Tabakut

Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat!

Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.

Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!

Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!

Leave A Reply

Your email address will not be published.