Përgjimet nga policia, Paskal Milo del kundër: Është e rrezikshme

0 22

Një projektligj që i jep të drejtë policisë të përgjojë, survejojë, fotografojë dhe filmojë në mënyrë të fshehtë qytetarët pa autorizim të prokurorisë, për kreun e Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë, Paskal Milo, nuk është e mundur që Ministria e Brendshme të marr një funksion që i takon me ligj Prokurorisë së Përgjithshme.

“Fakti që ka shkuar në Kuvend ka marrë rrugën për t’u bërë ligj. Mua më duket që është një lëvizje shumë e rrezikshme, me pasoja drejtpërdrejtë që cenon ekuilibrin e pushteteve dhe thelbin e demokracisë. Nuk mundet, që në asnjë vend demokratik policia të marrë funksionin e një institucioni tjetër, të posaçëm që e ka me ligj dhe tagër si Prokuroria e Përgjithshme. E para që krijojnë institucione paralele dhe mbivendosje dhe e dyta, tjetër status ka prokuroria dhe tjetër një dikaster i qeverisë. Me këtë komitet vendoset ministri i brendshëm më lart, mbi të gjitha institucionet e zgjedhura si Prokurori i Përgjithshëm, SPAK-u apo SHISH. Krijohet një mbifuqi e Ministrit të Brendshëm, që në fund është anëtar i qeverisë. Pra ekzekutivi merr në dorë kompetencat e institucioneve të shtetit që janë rregulluar me ligj të veçantë dhe janë institucione përfaqësuese indipendente”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.