Përgjimet nga Policia/SPAK del kundër: S’është model në BE

0 390

Prokuroria e posaçme anti-korrupsion dhe Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit për ndryshimet ligjore për përgjimet dhe komitetit kombëtar të parandalimit të luftës kundër krimit të organizuar, ku thotë se nuk ka mekanizëm kontrollues mbi policinë dhe se s’ka ndonjë referencë apo model nga Bashkimi Europian. SPAK e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit në varësi të ministrit të Brendshëm i cili do të përfshijë edhe prokurorin e përgjithshëm dhe SPAK.

“Përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë së posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi”. Sipas argumenteve të depozituara në parlament shpjegohet se “Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutive”.

SPAK thotë se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policisë jashtë kontrollit të gjykatës si dhe mospërcaktimi qartë në projektligj se çfarë vlere provuese, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.