Përgjimi nga Policia, Vishaj: Propozim antikushtetues

0 16

Projektligji i qeverisë që kërkon që Policia e Shtetit të përgjojë pa autorizim nga Prokuroria, është antikushtetues sipas avokatit Saimir Vishaj. Nga ana tjetër, ai thekson edhe se kur nis procedimi penal, gjithmonë nis mbi bazën e dyshimeve të bazuara në prova dhe nga ana tjetër dhe për këtë rast konkret, Vishaj nënvizon se përgjimi mund të nisë mbi bazë informacioni, pa prova.

”Çdo propozim që nuk konsultohet me grupet e interesit dhe është i nxituar, dështon. Ne nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, aq më tepër për përgjimet. Ky ligj në Shqipëri është i rregulluar në Kodin e Procedurës Penale. Një gjë duhet të kuptojmë të gjithë: përgjimet nuk janë provë, por mjet për kërkimin e provës. Nuk mund të përgjohesh për çdo vepër penale por vetëm për ato që dënohen me minimumi dy vite burg. Nuk mund të përgjohen fyerjet apo shpifjet. Së dyti, policia historikisht ka patur të drejtë për të bërë përgjime ambientale, por tani po merr të drejtën që të bëjë procedim policor, që nuk e dimë se çfarë është. Në terminologjinë juridike njihet vetëm një procedim, ai penal. Edhe kur nis procedimi penal, gjithmonë nis mbi bazën e dyshimeve të bazuara në prova, kurse në rastin konkret përgjimi mund të nisë mbi bazë informacioni, pa prova. Imagjinoni, po ngremë një shtet të së drejtës duke përgjuar këdo vetëm se kemi një informacion imagjinar në kokë nga një drejtues policie. Për mendimin tim është antikushtetuese, duhet ndryshuar Kodi i Procedurës Penale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.