Përjashtimi i Sali Berishës nga PD bën jehonë në mediat e huaja

0 218

Vendimi i Kryesisë së PD-së për përjashtimin përfundimisht nga partia të ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë jehonë në mediat e huaja. Sot disa nga mediat kryesore në Greqi, shkruajnë për shkarkimin e Berishës duke e cilësuar si një “stuhi” politike në Partinë Demokratike shqiptare.

Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi të martën se kishte shkarkuar bashkëthemeluesin e saj , ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, pas një konflikti të ashpër brenda partisë. Kjo u pasua nga një mbledhje maratonë e bordit ekzekutiv të Partisë Demokratike, e cila përfundoi mëngjesin e së martës. Tetë drejtues të tjerë, të cilët, si zoti Berisha,  vunë në dyshim legjitimitetin e kryetarit aktual të partisë, Lulzim Basha, janë përjashtuar gjithashtu nga partia.

Përplasja e hapur mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës u përshkallëzua të shtunën, kur mijëra mbështetës të këtij të fundit sulmuan zyrat e Partisë Demokratike. Megjithatë, ata nuk mundën të hynin në zyrat e mbyllura të Bashës. Nga kjo protestë shpërthyen incidente të shumta dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit e dhunshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.