Përplasja te Teatri/Kryemadhi: Rama nuk e ka problem të vrasë njerëz

0 97

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se shembja e Teatrit Kombëtar nuk mund të ndalej, pasi as 10 mijë veta të paarmatosur dhe të pambrojtur nuk mund t’i bënin dot ballë Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, Kryemadhi thekson se qëllimi i Aleancës dhe opozitës nuk ishte për të pasur viktima, por kryeministri Edi Rama sipas saj, nuk e ka problem edhe të vrasë.

”Një popull asimilohet me dhunë, duke hequr trashëgiminë e vet. është emergjente dhe urgjente. Mjafton të shohësh kurrikulat e arsimit po varfërohen. çdo gjë që ka lidhje me të shkuarën shqiptare po venitet me elementë që nuk kanë jetëgjatësi. është thirrje urgjente për këtë nismë të Ramës ndaj shkombëtarizimit shqiptar. Ajo që unë dua të them është që 10 njerëz, apo dhe 10 mijë njerëz të pambrojtur, pa armë, pa ushtri, burra e gra, pensionistë nuk mund të përballen me Policinë e armatosur. Mbrojtja e Teatrit nuk kishte të bënte vetëm me vendosjen e njerëzit për t’u goditur fizikisht. Rama nuk e ka problem të vrasë njerëz. I vret dhe i harron. I çon në mish për top. Si Aleanca për Teatrin ashtu si çdo përfaqësues tjetër nuk kemi pasur për qëllim të kishim viktima por të nxirrnim fytyrën e Ramës. Ajo do rindërtohet siç ka qenë, me të njëjtat projekte. E keni dëgjuar dje ministres e kulturës kur tha nuk është projekt, është ide- projekt. Nuk ka projekt”,-tha Kryemadhi në një intervistë për ”News 24”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.