Plani anti-korrupsion/Basha: Moratorium 12 mujor mbi inspektimet qëndrore dhe lokale (VIDEO)

0 304

Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi sot programin e biznesit dhe anti-korrupsionit, ndërsa theksoi se objektiv i Partisë Demokratike është që ta fus Shqipërinë mes 30 vendeve më të mira për të bërë biznes.

Përmes një postimi në Twitter, ku flet për planin anti-korrupsion, Basha nënvizon se PD-ja do të vendosë një moratorium 1-vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit.

Po ashtu ai theksoi se të ulen dhe do ta kufizohen me ligj edhe numri i inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve.

Postimi i plotë

Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor mbi inspektimet qëndrore dhe lokale dhe gjobat ndaj biznesit derisa të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Gjatë një viti nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve. #ShqipëriaFITON

Leave A Reply

Your email address will not be published.