Plani për hapjen graduale, Manastirliu: 2 orë e 30 minuta kohë për pazare

0 91

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar këtë të mërkurë planin e masave për hapjen graduale për ekonominë dhe protokollet e detyrueshme për t’u zbatuar.

Në deklaratën për mediat, Manastiliu ka bërë me dije se janë 100 vatra aktive në Shqipëri me Covid-19, e ndërsa tha se masat lehtësuese do të vendosen në një afat kohor prej 2 javësh mbi bazën e tre kritereve kryesore që janë numri i rasteve të reja, numri i të shtruarve në spital dhe rasteve në terapi intesive. Nga 90 minuta, tani koha është 2 orë e 30 minuta.

“Kemi më shumë se 100 vatra infeksioni aktive në të gjithë vendin.Komiteti i Ekspertëve ka hartuar planin për lehtësimin gradual të masave. Hapja do të jetë graduale duke nga marrë të paktën dy javë nga njëra fazë te tjetra.Fillimisht do të hapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe më pak efekt në përhapjen e virusit. Rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime”.

Nga ana tjetër, Manastirliu tha se nga fillimi i muajit maj mund të zgjerohet fashën e lëvizjes së makinave brenda një bashkie.

“Transporti taksi me vetëm një person pasagjer sipas masave të përcaktuara do të jetë një tjetër shërbim që do të lehtësohet. Vlerësimi i çdo mase do të analizohet çdo dy javë. Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm parashikon rikthimin e masave. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme, atëherë në fillim të majit mund të zgjerojmë fashën e lëvizjes së makinave brenda një bashkie, edhe për ata që duan të shkojnë në pazar dhe lëvizjen në këmbë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.