Po fshihen vdekjet nga qeveria? Ministria e Shëndetësisë: Akuza e Bashës nxit dhunën ndaj mjekëve

0 335

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar pas shifrave të publikuara mbrëmjen e së enjtes nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në ”Opinion”, i cili akuzoi se qeveria po fsheh numrin e vërtetë të viktimave nga Covid-19. Zv/Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla, tha se këto akuza nxisin dhunën ndaj mjekëve dhe janë totalisht të pavërteta.

”Akuza e lëshuar nga Basha për fshehje të qëllimshme të vdekjeve cenon mjekët dhe nxit agresivitetin e ndaj tyre, në këto kohë pandemie. Është e paimagjinueshme, që opozita të stimulojë dhunën. Janë mjekët që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartela. Si mundet që mjekët tanë ta bëjnë këtë?! Ministria u shpreh keqardhjen dhe u shpreh mbështetjen mjekëve, që e ngritën zërin për të hedhur poshtë akuzën e zotit Basha. Jo njerëzore që politika të trazojë shpirtrat e trazuar të familjarëve. Ministria e fton Bashën dhe të vijë dhe të ballafaqojë me autoritetet çdo hamendje. Sa i takon, ne do të vazhdojmë të komunikojmë me transparencë për qytetarët, duke kërkuar besim dhe durim”, tha Nikolla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.