Pojana: Ndryshimi do të vijë nga rinia, të hapim derën e kthimit në atdhe

0 78

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana thotë se ndryshimi në Shqipëri do të vijë nga rinia, për të cilën akuzon se qeverisja e Edi Ramës i ka mbyllur çdo rrugë përfaqësimi. Teksa e quan si betejën e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, ai thekson se duhet që të hapen dyert e rikthimit në atdhe të të mijërave të rinjëve që janë larguar.

Postimi i plotë

Mbi çdo gjë tjetër, pasuria më e çmuar që ka Shqipëria është rinia! Prandaj ne jemi të vendosur për t’i dhënë çdo të riu dhe të reje në këtë vend më shumë mundësi përfaqësimi real, arsimi cilësor dhe punësimi dinjitoz.

Një qeverisje e përgjegjshme, nga njerëz që e duan Shqipërinë do të hapte derën e rikthimit në atdhe për mijëra të rinj që janë larguar vitet e fundit.

Kjo është bejeta jonë më e madhe. Sot nga Paskuqani me Bertin, Frenklin, Erisën e Roselën mirëpritëm të tjerë të rinj që i bashkohen uraganit të 25 Prillit. Ndryshimi do të vijë nga rinia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.