Polici tërhoqi këmbzën, Klodjanin e vrau qeveria

0 371

Nga: Dritan Kaba

Nëse policët me urdhëra politike, mbysin fëmijët dhe gratë me gaz helmues që të garantohet pushteti dhe karrigia e Dallkaukut kryeministër, nëse policia shkon e iu futet banorëve në shtëpi në katër të mëngjesit kundër ligjit, pa një vendim gjykate t’i dëbojë nga prona e tyre e ndërtuar me gjak se kështu urdhëron Dallkauku kryeministër, nëse policia dhunon të rinjtë dhe të rejat se protestojnë për të drejtat e tyre se kështu urdhëron Dallkauku kryeministër.

Nëse policia dhunon fermerët që protestojnë kundër politikave të mbrapshta të kësaj qeverie se kështu urdhëron Dallkauku kryemnistër, nese policia përdoret për shantazhe politike dhe grabitje votash se kështu ia kërkon Dallkauku kryeministër. Nëse policia përdoret për mbrojtur arat me drogë dhe për të bërë të mundur kalimin e drogës matanë kufirit, se i mbron Dallkauku kryeministër.

Nëse policia bashkëpunon me krimin e organizuar, se kështu do Dallkauku kryeministër, nëse policia dhunon qytetarët si në rastin e shembjes së paligjshme të Teatrit, se keshtu i do “mideja” Dallkaukut kryeministër, nëse policia arreston me urdhër politik qytetarë të pafajshëm në kundërshtim me ligjin, si rasti i Avokatit Altin Goxhaj apo gazetarit Flavio Qarri apo shumë e shumë qytetarëve të tjerë çdo natë, se keshtu kënaqet Dallkauku kryeministër.

Nëse për policinë miratohet një ligj thellësisht jo vetëm antikushtetues që i jep të drejta që të përgjojë, të arrestojë, të vleresojë prova në mënyrë e theksoj antikushtetuese dhe në kundërshtim me Kodin Penal, se kështu Dallkauku kryeministër do të kontrollojë edhe manipulojë zgjedhjet. Dhe askush nuk ndëshkohet, dënohet sipas ligjeve, kur kanë zbatuar urdhëra të paligjshëm politike, atëherë mos u habisni që edhe mund të vrasë.

Qeveria dhe arroganca e saj e vranë të riun 25-vjeçar. Antikushtetutshmeria e saj e vranë atë djalë. Banditizmi i kësaj qeverie ia ndërpreu jetën në mes, ashtu siç po detyron me mijëra të rinj të marrin rrugën duke rrezikuar jetën në kamione frigoriferike apo në gomone. Mungesa e shpresës që vjen se kjo qeveri ka monopolizuar gjithçka, tregun. arsimin, shëndetësinë, të gjitha resurset ekonomike dhe garat si për ekonominë apo edhe për vendin e punes, i ka vrarë të rinjtë. Është pikërisht “sponsorizimi” i politikës së drogës që bën kjo qeveri kriminale, që i ka detyruar të rinjtë të bëhen “punonjës” të bandave. Arroganca, paligjshmeria, antikushtetutshmeria e qeverisë vret më shumë. Polici tërhoqi këmbzën, Klodjanin e vrau Qeveria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.