Policia po arreston me dhjetra protestues

0 149

Qytetarët po protestojnë në mënyrë paqësore, por Policia e Shtetit ka nisur arrestimet kudo ku ka protesta, në çdo qytet të Shqipërisë.

Protestuesit në Durrës kanë çarë gardhin e policisë dhe bllokuan autostradën Durrës-Tiranë, si shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve. Në Berat, Shkodër, Lushnjë, Korçë, Lezhë e kudo ka përplasje mes forcave të policisë dhe popullit.

Policia ka marrë qindra protestues dhe i ka shtrirë përtokë. Në ndihmë kanë ardhur dhe forca të tjera policie. Kjo ka shkaktuar tension dhe përleshje mes qytetarëve dhe forcave speciale të Policisë së Shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.