Presidenti Meta: Këngët e Qerim Sulës, frymëzim për mbrojtjen e lirisë

0 102

Për ndarjen nga jeta e mjeshtrit të këngës dibrane, Qerim Sula ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta duke shprehur hidhërimin e tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit thotë se këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare të intepretuara mjeshtërisht prej Tij, do të kumbojnë si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut.

Postimi i plotë

Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula është një lajm trishtues. Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare të intepretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut. Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran! Lamtumirë Mjeshtër!

Leave A Reply

Your email address will not be published.