Presidenti Meta: Sabri Godo qëndroi në anën e duhur. Populli po kupton pasojat që sjell dhunimi i Kushtetutës

0 346

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar datëlindjen e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Duke renditur virtytet dhe cilësitë e tij, kreu i shtetit thekson se Godo qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë.

Presidenti nënvizon edhe se pas dy dekadash populli po e kupton sesa e rëndësishme është mbrojtja e kushtetutës dhe çfarë pasojash sjell dhunimi i saj. Meta thotë se do të kthehemi në shina.

”Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre. Do kthehemi në shina”,- shkruan ndër të tjera, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Shkrimi i plotë

Sot është ditëlindja e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij. Gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Dha një kontribut madhor në mbrojtje te demokracisë dhe Republikës përmes rolit të Tij krucial si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998. Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj.

Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre. Do kthehemi në shina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.