Presidenti Meta: Tolerenca, kusht i patjetërsueshëm për stabilitetet. Shqiptarët kanë vuajtur nga autoritarizmi

0 277

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në 25 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, ka dhënë mesazhin që toleranca është kush i patjetërsueshëm për stabilitet. Nga ana tjetër, Meta thekson se shqiptarët kanë vuajtur nga autoritarizmi. ”Promovimi i saj është rruga më e sigurt për të ndërtuar harmoninë mes diversiteteve në shoqëri dhe garantuar një të ardhme më të mirë sociale, veçanërisht për popullin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga autoritarizmi, përjashtimi, mosrespektimi dhe shtypja me dhunë e mendimit ndryshe e të lirë”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.

Postimi i plotë

Në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë kombëtare, shembull për mbarë njerëzimin.

Tolerenca është kusht i patjetërsueshëm për paqe dhe stabilitetet, që kërkon domosdoshmërisht respektim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Promovimi i saj është rruga më e sigurt për të ndërtuar harmoninë mes diversiteteve në shoqëri dhe garantuar një të ardhme më të mirë sociale, veçanërisht për popullin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga autoritarizmi, përjashtimi, mosrespektimi dhe shtypja me dhunë e mendimit ndryshe e të lirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.