Presidenti Meta zbardh takimin me opozitën: Shembja e paligjshme e teatrit, provokim për demokracinë

0 50

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me krerët e partive të Opozitës së Bashkuar. Mësohet se kreu i shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Ai theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur detaje të tjera nga takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI u bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.