Primaret e Berishës, ja kush ishte më i votuar nga 22 emrat në listë

0 134

Anëtarësia e PD në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars, ka përcaktuar me votë kandidatët preferencialë, në një proces që aplikohet për herë të parë nga anëtarët e një force politike në përzgjedhjen e kandidatëve për Kryebashkiakë.

Primaret u mbajtën në Vorë e Rrogozhinë (Qarku Tiranë), Lushnje, Dibër, Shkodër e Durrës, ndërsa në garë ishin 22 emra, 11 prej të cilëve garonin vetëm në Rrogozhinë e Shkodër.

Referuar votave të publikuara nga Komisioni i Rithemelimit, Ardian Muka që garonte në Durrës rezulton me mbështetjen më të madhe, pasi pro tij kanë votuar 1162 anëtarë. Ndërkohë pas tij me suportin më të madh me votat e anëtarëve vjen Bardh Spahia me 1011 vota.

Votat e kandidateve fitues

• Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota
• Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota
• Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota
• Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota
• Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota
• Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota

Leave A Reply

Your email address will not be published.