Primaret, Manjani: Turp që PD mbahet ende peng nga formalitete

0 185

Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia. Manjani shkruan se primaret janë proces fantastik, ku vendos anëtarësia dhe jo kryetarët.

“Do kisha sugjeruar që ky proçes të ishte i hapur edhe për joanëtarët e partisë. Në fund të fundit qëllimi i përzgjedhjes është preferenca e votuesve.

Sa keq që ky proçes nuk njihet ende nga gjykata dhe KQZ si arritje e Partisë Demokratike!

Shumë turp që PD mbahet peng ende nga formalitete që duhet të ishin kryer nga gjykata tashmë!!

Sidoqoftë, përzgjedhja e kandidatëve sot nga PD reale ishte model demokratik”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Me thënë të drejtën proçesi i përzgjedhjes së kandidatëve me primare ishte fantastik.

Ska se si të bëhet më mirë!

Do kisha sugjeruar që ky proçes të ishte i hapur edhe për joanëtarët e partisë. Në fund të fundit qëllimi i përzgjedhjes është preferenca e votuesve.

Sa keq që ky proçes nuk njihet ende nga gjykata dhe KQZ si arritje e Partisë Demokratike!

Shumë turp që PD mbahet peng ende nga formalitete që duhet të ishin kryer nga gjykata tashmë!!☹️

Sidoqoftë, përzgjedhja e kandidatëve sot nga PD reale ishte model demokratik.

Super standard!
——
Post scriptum: u desh nongrata e Berishës dhe kyçja e opozitës së korruptuar në bunker, që të vendosen standarte të tilla.
Jo çdo e keqe vjen për të keq!

Leave A Reply

Your email address will not be published.