Protestë për klimën në Madrid- Marshim dhe festë, mijëra njerëz sfidojnë samitin e OKB-së

0 9

Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Madridit të Premten në mbrëmje, për klimën. Ky marshim proteste rastis në të njëjtën ditë me samitin e kombeve të bashkuara për klimën, i njohur ndryshe si COP25, i cili zhvillohet gjithashtu në kryeqytetin spanjoll. Marshimi protestë ka rezultuar në një festë masive për protestuesit, me daulle, muzikë dhe të veshur çuditshëm.

Protesta kryesohej nga aktivistja me famë globale, Greta Thunberg. Analistët dhe ekspertët shprehen se, që prej momentin kur 16 vjeçarja ka filluar këto protesta dhe ka hyrë në skenën globale, kriza e klimës është përfshirë në axhendat politike. Greta Thunberg i nisi protestat e saj vetëm, përballë parlamentit suedez, gjatë verës së vitit të kaluar.

Zjarret masive dhe të egër, ciklonet e shumta, thatësira e vazhdueshme apo përmbytjet kanë nxitur miliona njerëz të dalin krah saj gjatë këtij viti nëpër botë. Samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën ndërkohë,  hapi siparin ditën e Hënë dhe do të mbyllet më 13 Dhjetor, me shpresën për të riaktivizuar marrëveshjen e Parisit, të nënshkruar në vitin 2015 dhe të pezulluar nga administrata amerikane, me Donald Trump i cili e mohon ndryshimin klimatik si një fenomen real.

Leave A Reply

Your email address will not be published.