Pushuesit “harrojnë” Covid-19, zgjedhin Zvërnecin

0 21

Edhe këtë vit, plazhet e Vlorës mbledhin pushues nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë vendosur t’i kalojnë atje këto ditë të nxehta vere.

Duket se pushuesit janë shpërfillës sa i përket pandemisë. Ata i janë dorëzuar detit, diellit dhe relaksit. Ata shprehen të kënaqur, ndërsa theksojnë se ky sezon ofron qetësi, pastërti dhe çmime të arsyeshme.

Nga ana tjetër, administratorët e bizneseve në zonë shprehen se ka ulje të theksuar të xhiros dhe përpiqen të ofrojmë kushte maksimale higjiene dhe sigurie. Zvërneci mbetet destinacioni i familjarëve, i përshtatshëm për vijën e gjerë ranore dhe plazhin e cekët, i preferuar kryesisht nga fëmijët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.