Putin ”kërcënon” Bjellorusinë: Lukashenko të shohë sinjalet që po i jep populli

0 325

”I ftuar nga vetë Lukashenko, kam organizuar një rezervë trupash të forcave të rendit që është gati të ndërhyjë në Bjellorusi, edhe për momentin nuk duket e nevojshme”. Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë me televizionin Rossija 1.

Lideri rus nënvizoi faktin se një forcë e tillë paqeruajtëse nuk do të ndërhyjë deri kur ”ekstremistët të fillojnë të djegin automjetet ose shtëpitë. Por për momentin situata duket drejt normalizimit”, deklaroi Putin, që gjithsesi shtoi se ”nuk mund të jemi indiferent ndaj asaj që po ndodh në Bjellorusi, sepse për ne është vendi më i afërt”.

Sipas presidentit, Lukashenko duhet të shohë me vëmendje sinjalet që po i jep populli që qeverish prej pothuajse tre dekadash, sepse ”në qoftë se populli proteston në shesh, duhet reaguar”. Putin ka mbyllur edhe polemikën me Lukashenkon për mercenarët e Wagner që u akuzuan nga lideri i Minskut si tentativë ndërhyrje të Moskës në zgjedhjet presidenciale. ”Është një operacion ukrainas në bashkëpunim me amerikanët”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.