Qytetarët të revoltuar: Aktakuzat e Hagës, të padrejta

0 262

Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Qytetarët e Prishtinës kanë reaguar ndaj aktakuzës për krime lufte të paraqitur nga Gjykata Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Të dy ata akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e personave, përndjekje dhe tortura.

Shumë nga të intervistuarit e konsiderojnë të padrejtë këtë aktpadi. Prokurorët thanë se kishin vendosur t`i bënin akuzat publike për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Thacit dhe Veselit sipas tyre, për të penguar punën e Prokurorisë së Posaçme me seli në Hagë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.