Qytetarët të shqetësuar, thirrje qeverisë: Siguria zero, jemi të rrezikuar

0 344

“Situata e rendit është në parametra optimalë pavarësisht ngjarjeve të fundit. Ngjarjet janë ngjarje por jo të atij niveli sa të përmbysin situatën”, thotë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një kohë që në vend janë shënuar vrasje çdo ditë. Për shqiptarët e vërteta është ndryshe. Madje ata shprehen se ndihen të rrezikuar teksa ecin në rrugë. Vrasje për larje hesapesh, pazare droge, hakmarrje apo luftë për pronë që shoqëruan përditshmërinë e shqiptarëve vetëm në javën e fundit kanë rritur frikën dhe pasigurinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.