Qytetari akuzon ministrin e PS: Më kërcënojnë pse hodha një video, Blendi Klosi më tha pse filmon

0 433

Një qytetar që kërkon nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi që të largohej qeveria Rama nga pushteti duke shfaqur edhe pakënaqësitë, është kthyer në një problem për Xhimi Gjishtin. Irritimi i qytetarit në fjalë u kap në kamera nga Gjishti dhe u shpërnda më pas në rrjete sociale, mirëpo ai thotë se i kanë ardhur kërcënime pas daljes së video-s.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se ka frikë mos i ndodh ndonjë gjë atij dhe familes. Për më tepër, Gjishti thekson edhe se nuk ka shkuar që të bëjë denoncim për kërcenimet që i kanë ardhur, pasi nuk do që të ngatërrohet me shtetin.

”Unë filmova dhe e hodha videon dhe tani më kërcënojnë pse e hedh video-n pa dijeninë tonë. Më kanë marrë dy herë me numër të fshehtë dhe më kanë sharë dhe ofenduar. Unë kam frikë se kam disa sera dhe mos më bëjnë ndonjë gjë te serat. Unë dua që të mos më ndoshi asgjë në familje dhe në tokat bujqësore. Nuk kam bërë denoncim në polici se nuk dua të ngatërrohem me shtetin. Në momentin që kam filmuar më ka thënë Blendi Klosi pse filmon. Takimi po bën një javë dhe u mbajt te shkolla e fshatit”, tha Gjishti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.