Rama flet për bizneset: Me ato mund të rezistoni ca kohë! Do krijohet task-forcë për çmimet bazë

0 35

Kryeministri Edi Rama foli gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël për listat e pagesave të publikuara pak muaj më parë dhe rritjen e pagës së deklaruar pas paralajmërimeve.

Rama iu drejtua një prej pronarëve të bizneseve se e dinë që është një pjesë e lekut që qarkullon por nuk figuron duke shtuar se me këtë pjesë mund të rezistojë për disa kohë.

“Dolën ato pagat rrugëve. Çuam ne paralajmërime se duhet të reagoni. Erdhën pagat në republikën e Shqipërisë 90 dollarë më shumë. Filluan të deklarojnë më shumë.

U thamë e dimë çfarë bëni ju por është mirë t’i deklaroni. Është një pjesë e lekut që qarkullon dhe që nuk figuron. Atë nuk po e llogaris. Duhet të thuash që një pjesë të atij leku që nuk figuron duhet ta hanë pulat dhe do rezistosh disa kohë”, deklaroi Rama.

Ai u shpreh se do të krijohet edhe një tjetër task forcë për çmimet bazë. “Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik. Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme”, u shpreh Rama.

Ndalur te qëndrimi i BE, Rama u shpreh se nëse konfliki agravohet ajo do të veprojë për të hedhur burime ekstra financimi.

“Kam një bindje që në rast se konflikti do agravohet dhe nuk do ketë marrëveshje, BE do të veprojë për të hedhur burime ekstra financimi për të mbështetur ekonomitë dhe për të mbështetur gjithë popujt e vet. Dhe gjëja që më takon mua është që së bashku me të tjerët në rajon është që të mos na ndodhë prapë si na ndodhi me COVID që na lanë jashtë. Kam bindjen që gjëja nuk do mbetet në rënie të lirë për një periudhë kohe.

Deri atëherë ne e kemi paketën e rezistencës e cila është e targetuar pë rata që goditen nga rritja e çmimeve të shportës. Nëse ne e zgjidhim problemin e transportit urban që të vazhdojnë të ecin pa paguar asnjë qindarkë më shumë, nuk besoj se ka njeri që do vuajë çmimin e naftës. Skenari ynë është që të kemi kapacitet të vazhdojmë ta paguajmë energjinë.

Duhet të përgatitemi për të gjitha. Nëse fillon lufta e tretë botërore nuk kemi gjë në dorë. Madje disa nga tipat që jetojnë mes nesh do thonë sa mirë se do vdesin edhe ato që kanë më shumë. Nuk i përcaktojmë dot ne gjërat që na ndodhin”, u shpreh ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.