Rama hedh në kosh ambasadorët: Marrëveshja edhe mund të griset!

0 99

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur ditën e sotme në sallën e parlamentit, duke treguar se ai është ideatori i ndalimit të koalicioneve parazgjedhore. Ndërsa duke folur për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, pasi e ka vonuar prej ditësh, Rama sot vendosi t’i hedhë fajin opozitës.

“Ajo që i them sit edhe një herë Lulzim Bashës dhe Peço Vasilit, është mos vazhdoni të dilni dhe të shani, mos vazhdoni të shantazhoni, mos nxirrni lloj, lloj të papunës të kësaj foltoreje që për të siguruar rrugën punonin si sharës profesioniste në këtë foltore për të sulmuar PS, mos na tundoni se për atë Zot, ajo marrëveshje është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por për mua ajo nuk është reformë, por kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm qe e kemi bërë ne, në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet parë muhabet kafenesh lart e poshtë nëpër Europë”.

Kryeministri shtoi se marrëveshja edhe mund të griset duke nënkuptuar rrëzimin e saj. “Por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të saj, nga grisja e saj dhe këtë fije peri ta ruajë mirë Basha e Peço Vasili e të gjithë ata se nuk ua kemi për borxh të na sulmojnë, shpifin e akuzojnë çdo ditë, ndërkohë që dua, s’dua unë është fakt që shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura”- deklaroi Rama në sallën e Parlamentit.

Kërcënimi i Ramës nuk është për opozitën reale, por duket se një shantazh ndaj ambasadorëve. Diplomatët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe ishin ata që dhanë garanci për zbatimin e marrëveshjes. Deklarata e kryeministri praktikisht sot ka hedhur në kosh investimin e ambasadorëve dhe mbështetjen që ata i dhanë paktit politik mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.