Rama jep datën kur hapet kufiri me Greqinë

0 424

Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama pati një telefonatë me homologun grek, ku ndër të tjera është folur për hapjen e kufirit. Përgjigjen se kur do të hapet e dha Rama përmes një video live në facebook.

“Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal. E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.