Rama publikon mesazhin e qytetarit që kaloi Covid-19: Shërbimi në spital non-stop, mos e fshehni virusin

0 320

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social facebook, një video të një qytetari nga Shkodra i cili ka kaluar Covid-19. Ramiz Leka tregon se u prek nga Covid-19 më 28 mars dhe me datën 1 prill është shtruar në spital.

Nga ana tjetër, ai bën të ditur se në qytetin e Shkodrës ishin vetëm dy familje të prekura në atë kohë dhe të dyja u trasportuan në spital. Leka falenderon mjekët të cilët janë kujdesur për të duke mos harruar Piperon dhe Najada Çomon.

”Jam Ramiz Leka. Shkova me datën 28 mars, me 1 prill deri me 9 prill jam shtruar në Infektiv. I falenderoj Comon, dhe stafin mjeëkësor. Ishim vetëm dy familje të prekura. Erdhi Bino në Shkodër, e panë që ishim të izoluar dhe na falenderoi. Shërbimi non stop 24 orë, nga sanitaret dhe profesorët na kanë ndejt non stop sa kemi pasur nevojë, derisa kemi dale negativ. Sot kam një biznes të vogël, i bëj thirrje qytetarëve mos ta fshehin, të shkojnë për kurim”,-shprehet Leka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.