Rama tregon sa e ka çmimin e shërbimit ndaj tij Fatos Nano

0 311

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mbështetjen publike që Fatos Nano, politikani më i sulmuar nga Rama në PS, i ka dhënë Rilindjes kohët e fundit. I pyetur nëse Nano mund të jetë një nga kandidatët për President të vendit, e quajti ish-kryeministrin ”një pikë referimi”, teksa tha se ”jam unë që kërkoj opinionet e tij, nuk është ai që më ofrohet”.

Që pas ditës së enjte kur Fatos Nano u shfaq në “Opinion” një pjesë e madhe e opinionit publik ju njohën meritat se keni vënë në “rresht” edhe ish kryetarin e PS. Politikanët e kanë një cmim, a është çmimi i Fatos Nanos presidenca e shumëdëshiruar prej tij? A do ja plotësonit ju këtë dëshirë?

Ajo që mund të them që unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur sot. Sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është cuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të hiqet me një dorëheqje pas një fushate elektorale.

Dhe për mua Fatos Nano është një pikë referimi në sensin që ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme ka të gjithë jo vetëm eksperiencën por edhe qetësinë për të më dhënë opinionet e duhura kur ia kërkoj. Jam unë që kërkoj opinionet e tij, nuk është ai që më ofrohet.

E vërteta është se ai nuk e ka pasur një paraardhës me eksperiencën e duhur dhe talentet e duhura për të nxjerrë përfundime për të ndihmuar pasardhësin. Unë e kam, është një asst, është fat dhe kënaqësi që në këtë detyrë të komunikosh me ata që e kanë pasur këtë detyrë përpara.

Vetëm kush ka qenë këtu e kupton vetminë e majës. Të gjithë ata që nuk e kanë jetuar kujtojnë se në majë bëhet qejf, mbretërohet dhe jepen urdhra. Në majë je vetëm dhe errët të fryjnë nga të 4 anët. Dhe kur të të duhet të marrësh vendime je vetëm ti që duhet të marrësh vendim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.