Raporti i DASH për Covid-19/Presidenti Meta: E patolerueshme censura ndaj gazetarëve

0 297

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë raportin nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe pohimit nga ”Zëri i Amerikës”, ku thuhet se ”gjatë pandemisë gazetarët në Shqipëri janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët”.

Kreu i Shtetit, thotë se është e patolerueshme që çdo mënyrë e drejtpërdrejtë apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

”Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së Covid-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve””.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga “Zëri i Amerikës” sipas të cilave “e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët”.

Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit. Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

“Zëri i Amerikës”: Shqipëri, institucionet refuzojnë dhënien e informacionit për gazetarët

https://www.zeriamerikes.com/a/5510003.html…

DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve

Leave A Reply

Your email address will not be published.