Rekordi i pabesueshëm, Ronaldo arrin Josef Bican

0 378

Pele ndoshta nuk është dakord, por në ndeshjen kundër Sasuolos, Kristiano Ronaldo u kthye në golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit, sa i përket golave me klube dhe ekipin kombëtar, të cilat njihen në formë zyrtare.

Me 759 gola, portugezi arriti ish-futbollistin çek, Josef Bikan i cili ka mbajtur këtë rekord për dekada. Dallimi i vetëm është fakti që yllit të Juventusit i janë dashur dyfishi i ndeshjeve të Bikan për të mbërritur në kuotën e jashtëzakonshme.

Sipas organizatës ndërkombëtare të statistikave të futbollit, pas tyre renditen, Pele me 2 gola më pak, braziliani Romario, dhe fenomeni argjentinas Leo Messi që qëndron në kuotën e 718 golave

Leave A Reply

Your email address will not be published.