Rikthimi i studentëve, ecin kilometra në këmbë pasi s’ka urbanë

0 41

Pas rikthimit në Universitet, studentët shprehen se detyrohen të ecin në këmbë edhe 1 orë, nga shtëpia për në Fakultet pasi urbanët ende nuk janë lejuar që të rikthehen në qarkullim.

”Të them të drejtën unë jetoj në “Fresk” dhe sot më është dashur 1 orë për të ardhur deri këtu. Kështu që është pak problem, nëse zgjat shumë si proces, besoj do jetë problem për të gjithë. Unë jam në “Fresk”, por ka dhe shumë studentë që kanë shtëpinë më larg, domethënë në rrethe”.

Kurse një tjetër, thotë se ”Personalisht shtëpinë e kam te “Medreseja” dhe më duhet rreth 35 deri ne 40 minuta dhe normalisht e vetmja mundësi është për të ardhur në këmbë, ndonjëherë me shoqet. Ky është penalizim, pasi ka dhe studentë të tjerë nga rrethet të cilët për shkak të transportit nuk kanë ardhur në mësim”.

Tashmë të rinjtë që janë në prag të diplomimit në universitete, që të ndjekin orët e konsultimeve nëpër auditore, duhet të zbatojnë protokollin e sigurisë Që në hyrje studentëve u matet temperature dhe më pas të pajisur me maskë duke ruajtur dhe distancën u drejtohen auditoreve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.