Roshi kërkon vaksinimin e deputetëve, ja si reagoi Rama

0 300

Në Shqipëri të parët që po vaksinohen ndaj Covid-19 janë bluzat e bardha dhe i vetmi nga jo kjo fashë është kryeministri Edi Rama. Kryetari i Komisioni të Shëndetësisë, Enver Roshi, ka kërkuar që deputetët të jenë në fashën e qytetarëve që duhet ta bëjnë më shpejt vaksinën.

”Të hartohet një listë për ne, edhe për ata deputetë që nuk e kanë kaluar e për grupe të tjera, që të mos preken deputetët nga Covid-i, që të vaksinohemi, të jemi në grupet prioritare, jo para atyre që janë në frontin e luftës, por në vijën e dytë apo të tretë të përfshihen deputetët për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid”, tha Enver Roshi.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i’a ka prerë rrugën çdo korsie preferenciale. ”Asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75-vjeç, nuk do ta marrë vaksinën para”. Vetë Enver Roshi është nga ata ligjvënës që lufta me Covid e mundoi së tepërmi, pasi për disa javë u kurua në terapi intensive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.