Rregullat për në plazh, operatorët në jug: Jemi kundër

0 42

Në plazh do të shkojmë por me rregulla, për të cilat operatorët turistikë në jug të vendit janë kundër. Bizneset në Sarandë, thonë se janë të paralizuar, ndaj i paraqitën kryebashkiakut disa kërkesa për lehtësim të barrës. “Propozimi i jonë do jetë përgjysmimi i taksave. Ai do të na marrë lekët, nuk do të na falë. Duam të besojme që ky sezon do fillojë në korrik dhe do të shtyhet në kohë deri në tetor”.

Ata theksojnë se pritshmëritë janë minimale ndaj kërkojnë angazhimin e institucioneve. “Kërkesa e më kryesore është që ata të jenë rigorozë në zbatimin e rregullave të standardeve që protokolli përcaktin”. Operatorët dhe bizneset që operojnë në Lungomare të Vlorës shqetësim kryesor kanë orarin e veprimtarisë së lejuar.

Propozimet për ndryshime ia dërguan bashkisë dhe institucioneve të tjera, ndërsa paralajmëruan se do të pezullojnë licencat në rast se nuk marrin zgjidhje. “Me këto kushte do fillojmë protestat deri në mbyllje të licencës”. Ministria e Turizmit ka hedhur për diskutim një draft me rregullat e sezonit turistik në kushtet e pandemisë së Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.