Rriten rastet, 4 viktima dhe 144 raste të reja me Covid-19

0 303

Gjatë javës së 40 të pandemisë, epidemia e Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është paraqitur me një trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. ”Incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë. Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike”,-thuhet në njoftim.

Në njoftimin për shtyp, u tha se gjatë 24 orëve të fundit betejën nuk e kanë fituar edhe katër pacientë të prekur nga Covid-19. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, mjeku 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 79-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve”

Po në 24 orët e fundit janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos”.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 150 qytetarë n[ë 24 orët e fundit, duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. ”Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”.

BOX

Statistika 

Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste aktive 5,185
Humbje jete 400

BOX

Rastet aktive

Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë 262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër 62

Leave A Reply

Your email address will not be published.